E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Durrësit”, Prokuroria: Katër burgime të përjetshme

Gjithashtu, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Sardian Sulejmanin e Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvis Hoxhosmani, Alban Neli dhe Selman Heti. Për Adriatik Colin kërkon 10 vite burg, dhe per Osman Korpuzi,21 vite burg.

Organi i akuzës ka përgatitur një material prej 285 faqesh për anëtarët e Bandës, ndërsa seanca ka vazhduar për pesë orë resht.

Seanca e parë për këtë proces ka nisur rreth katër vite më parë, ndërsa pritet të mbyllet këtë javë me dënimet ndaj të arrestuarve. Në këtë proces gjyqësor, prokuroria ka paraqitur rreth 200 dëshmitarë, të cilët kanë qenë në dijeni për krimet e kryera.

Një nga dëshmitarët kyç në këtë proces është Adriatik Coli, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, ku edhe në vitin 2007 mori statusin e të penduarit. Në këtë proces po gjykohen 16 persona, të cilët akuzohen për krime të ndryshme në qytetin e Durrësit gjatë vitit 1997 e më pas. Banda drejtohej nga Lulzim Berisha. Banda akuzohet për rreth 11 vrasje si dhe një sërë krimesh të tjera  /Start/

                                                                                             2011-10-10 14:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›