LSI: Të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore
TIRANE- Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), depozitoi sot në Kuvend kërkesën për krijimin e komisionit parlamentar për refomën zgjedhore.
Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, tha se "nuk ka më kohë për të humbur, ndaj morëm këtë nismë zyrtare për të bërë fakt vullnetin tonë për të reformuar sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri".
Përmes kësaj nisme "LSI fton të gjitha partitë parlamentare, por jo vetëm, të lënë mënjanë retorikat mediatike dhe t'i bashkohen kësaj nisme, e cila synon të kthejë dialogun në institucion dhe për çështje konkrete. Nëse e duam integrimin ky është momenti për t'u shprehur", nënvizoi Tavo në një deklaratë për shtyp.
LSI propozon krijimin e një komisioni parlamentar, i cili kërkohet të jetë gjithpërfshirës, pa veto dhe pa kushte.
"Kemi propozuar një komision që të respektojë këto standarde: rëndësinë parësore të reformës zgjedhore, pjesëmarrjen e gjerë, jo vetëm politike; vendosjen e axhendës së integrimit mbi atë të politikës së ditës; vendosjen e debatit politik në institucionet vendimmarrëse",tha Tavo.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: LSI: Të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore