Pilotimi i shërbimeve për të moshuarit në shtëpinë e tyre

Në Seancën e thirrur sot në Komision u diskutua rreth situatës së moshës së tretë në Shqipëri, problematikës së saj, si dhe politikave që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren nga Qeveria.
Duke u ndalur në pritshmërinë globale, sipas të cilit gjatë këtij muaji (tetor 2011) popullsia e botës do të mbërrijë në 7 miliard, Ministri Ksera theksoi se, qoftë në kontekstin evropian të plakjes së popullsisë edhe në realitetin shqiptar fenomene të tilla si rritja e jetëgjatësisë së popullsisë dhe ulja e lindshmërisë paraqesin sfida të konsiderueshme ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore që kërkojnë veprim të përbashkët politik për afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.
“Në Shqipëri mosha e tretë zë rreth 8-9% të popullsisë”-vuri në dukje Ministri i Punës, ndërkohë që në vende të tjera kjo shifër arrin mbi 20% dhe, sipas studimeve dhe prognozave demografike, pas 15 vjetësh, popullsia e moshuar do të zerë 33% të popullsisë në vendet europiane”. Më tej, Ministri Ksera u ndal në dokumentat politikë që janë fokusuar në reduktimin e varfërisë dhe përjashtimit social, të tilla si, Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, Strategjia Ndër-sektoriale e Përfshirjes Sociale dhe Dokumenti Politik Ndër-sektorial për Moshën e Tretë dhe Plani i saj i Veprimit (2009-2013), të cilat parashikojnë ndërtimin e instrumenteve që mbështesin të moshuarit të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre në familje dhe komunitetet ku jetojnë si dhe të lehtësojnë procesin e bashkërendimit ndër-sektorial, për përdorimin efektiv të burimeve buxhetore, në nivel qendror dhe vendor.
Duke u ndalur tek rritja e të ardhurave për moshën e tretë, nëpërmjet politikave për rritjen e pensioneve, Ministri vuri në dukje se kjo mbetet një nga përparësitë e politikës ekonomike të Qeverisë. “Në vitin 2010 të ardhurat minimale të 381 mijë pensionistëve në qytet u rritën me 6%, ndërsa të 162 mijë pensionistëve në fshat me 10%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur që të ardhurat minimale të pensionisteve në qytet të shkojnë në 12 840 lekë në muaj dhe në fshat 7 870 lekë në muaj, bëri me dije Ministri Ksera para Komisionit. Krahasuar me vitin 2005, masa e pensioneve të qytetit është rritur me 54% dhe pensionet e fshatit mbi 2.2 herë.”
Në fjalën e tij para Komisionit parlamentar për Punën, Ministri i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe reformës së ndërmarrë në fushën e shërbimeve, ku një vend të rëndësishëm zë decentralizmi dhe de-institucionalizmi i tyre. Sipas Ministrit Ksera, krahas shërbimeve sociale në institucionet publike dhe rezidencat shtetërore, është rritur numri i institucioneve dhe shërbimeve alternative, ku numri i OJF-ve të licensuara për moshën e tretë nga viti 2005 është rritur me rreth 30%.
“Numri total i të moshuarve që mbështeten në 19 qendrat publike dhe jopublike në të gjithë vendin varion nga 1650–1800 përfitues, deklaroi Ministri, por ne jemi të vetëdijshëm se numri i atyre që kanë nevojë për shërbime është disa herë më i madh dhe pikërisht këtu është fokuasuar puna e Ministrisë, që të nxisë dhe të mbështesë si pushtetin vendor, ashtu edhe organizatat joqeveritare, donatorët dhe bizneset që të bashkëpunojnë dhe të realizojnë ngritjen e qendrave sociale për të moshuarit në të gjithë vendin”.
“Decentralizimi, rritja e rolit dhe marrja e përgjegjësive sociale nga pushteti vendor si dhe bashkëpunimi më i ngushtë me OJF-të e specializuara është vlera e reformës tonë, por edhe pika më e ndjeshme e saj’ deklaroi Ministri, duke theksuar se parimi universal i ‘ofrimit të shërbimin aty ku janë nevojat e të moshuarve dhe jo afrimi i të moshuarit atje ku janë shërbimet’ bën të mundur ridimensionimin e rolit të pushtetit vendor në fushën e shërbimeve sociale dhe sfida e radhës është pilotimi i shërbimeve për të moshuarit në shtëpinë e tyre”. /Start/
2011-10-10 15:18