E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Trojka: Masa shtrënguese për 6 mld Euro

ATHINE-Në përfundim të bisedimeve me ekipin e Trojkës në Athinë është rënë dakort për masa të reja shtrënguese nga të cilat do të përftohen 6 miliardë Euro për periudhën 2013-2014.
Trojka ka kërkuar liberalizimin e mëtejshëm të kontratave dhe shmangie të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive Kombëtare, me qëllim që të zvogëlohen shpenzimet e pagave në sektorin privat me të paktën 20%,
si dhe zgjerimin e listës së pagave të unifikuara në sektorin shtetëror dhe publik, por edhe në ndërmarrjet ku bordi është emëruar nga një shumicë të publikut, ose ato që kanë marrë më parë grante nga buxheti i shtetit.
Në debatin, i cili zgjati rreth tre orë, Trojka, nëpërmjet përfaqësuesit e saj Paul Thomsen (FMN), Mathias Morse (Komisioni Europian) dhe Klaus Mazouch (BQE) është fokusuar kryesisht në:
-Zgjerimin e listës së pagave të unifikuara në të gjitha ndërmarrjet publike e shtetërore.
-Uljen e pagës minimale në sektorin privat duke shmangur Marrëveshjen Kolektive Kombetare të Punes, pasi nuk është e kënaqur me masat e marra nga ministri i Punës Kutrumanis.
-Përshpejtimin e privatizimit dhe përdorimin e drejtpërdrejtë të pronës publike.
Intensiv është presioni dhe përshpejtimin e procesit të privatizimit.

Takimi i sotëm u parapri nga takime të tjera gjatë fundjavës. Misioni i Trojkës do të largohet nesër nga Athina, ndërsa pritet me padurim raporti që ky ekip do të hartojë, raport nga i cili varet edhe lëvrimi i këstit të gjashtë të ndihmës për Greqinë.
Këtë raport janë duke pritur udhëheqësit e Eurozonës për vendimin mbi fatin e Greqisë. Atij iu referuan mbrëmë Merkel dhe Sarkozy, të cilët nuk arritën në një zgjidhje për krizën greke, por thanë se janë drejt gjetjes së saj dhe se po presin përfundimet e Trojkës pas misionit të saj në Athinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›