E Diel, 1 Nëntor 2026

“Barbarosa” zhytet në Adriatik

Anija ushtarake turke “Barbarosa”, e ndihmuar edhe nga ajo shqiptare “Iliria”, kanë nisur sërish sot kërkimet për gjetjen e tetë marinarëve, pjesë të ekuipazhit të anijes tregtare “Reina 1”, e fundosur javën e shkuar.

Në orët e para të mëngjesit të pesë ditëve më parë, një traget shqiptar me mbi 1 mijë pasagjerë përplasi në mënyrë fatale anijen turke të ngarkuar në Rusi me destinacion Malin e Zi.

Ngjarja ndodhi 20 milje larg portit të Durrësit, në ujërat ndërkombëtare. Vetëm dy persona mundën të shpëtonin gjendja e të cilëve është mirë. Deri më tani u tha se po zhvillohen hetimet rreth aksidentit, por Kapiteneria e Portit të Durrësit, tha zyrtarisht se ngjarja kishte qenë aksidentale. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-24 11:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›