Emërimet në Gjykata, Topi “hakmerret” ndaj Kuvendit

Bëhet fjalë për tre gjyqtarë, të cilëve ju ka mbaruar mandati por që qëndrojnë ende në detyrë, pasi nuk janë zëvendësuar nga Parlamenti.
Petrit Plloçi, Xhezair Zaganjori dhe Admir Thanza (të cilëve u ka mbaruar mandati) vijojnë të ushtrojnë detyrën e tyre, për shkak se mazhoranca bllokoi shqyrtimin dhe votimin e kandidatëve të propozuar nga kreu i shtetit, me argumentin se zëvendësimet mund të kryheshin vetëm pasi të plotësohej afati trevjeçar nga rotacioni i këtij viti, që do të thotë se emrat e rinj zëvendësues për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të vijnë nga një tjetër president, pas vitit 2012.
Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka një mendim ndryshe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të disa javëve më parë që shqyrtoi ankesën e një grupi deputetësh demokratë në lidhje me emërimet në Gjykatat më të rëndësishme të vendit, atë Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Presidenti i Republikës mësohet se do t’i kërkojë Kushtetuese të shprehet qartë se çfarë vendimi duhet të marrë Kuvendi në këtë rast.
Në qershor të këtij viti, Kuvendi vendosi vetëm me votat e mazhorancës, vendosi të ndërpresë procedurat për emërimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të propozuara nga Topi. Sipas vendimit të marrë në atë kohë, procedurat për emërimet e reja bëheshin vetëm pasi të plotësohej afati trevjeçar nga rotacioni i këtij viti. Për pasojë, Kuvendi vendosi me 73 vota pro, asnjë kundër apo abstenuese që dekretet t’i ktheheshin paraprakisht mbrapsht Presidentit të Republikës, pa u futur në procedurë votimi./S.Ll/Start/
2011-10-24 13:42