E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Beteja” e shtetit kundër Lazaratit

Gjatë takimit me strukturat në Qarkun e Gjirokastrës, Burgaj, u ndal në mënyrë të veçantë në masat për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe parandalimin e goditjen e trafikut të drogës.

Në këtë qark, theksoi Z. Burgaj, po kryhen kontrolle dhe inspektime të  vazhdueshme, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në këtë kontekst po bashkëpunohet dhe me banorët e Lazaratit.

“Një ndër prioritet e Policisë së Shtetit është parandalimi që në embrion i kultivimit të bimëve narkotike. I gjithë territori i vendit do të monitorohet gjatë periudhës në vijim nga ajri në bashkëpunim dhe me Misionin Interforze, me qëllim evidentimin e çdo sipërfaqe ku mund të jenë kultivuar bimë narkotike. Në rast të konstatimit të tyre do të ndërhyhet për asgjësimin e bimëve narkotike dhe do të kryhen të gjitha veprimet për vënien para drejtësisë të autorëve”,  tha Burgaj.

Ditën e djeshme takimet janë zhvilluar në Vlorë, përkatësisht me strukturat e  Drejtorisë së Policisë Qarkut, Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore, si dhe të Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin. Po ashtu takimet kanë vijuar dhe në Sarandë me strukturat e rendit e të sigurisë publike, të policisë rrugore dhe të Kufirit, si dhe me strukturat e policisë në  Delvinë. Një takim i veçantë është zhvilluar dhe me efektivët e Njësisë së Lëvizshme Territoriale për Kufirin e Migracionin “Delta Force” në Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vijojë takimet dhe me strukturat e policisë në qarqe të tjera të vendit. /Start/

                                                                                             2012-06-17 13:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›