Rajoni i Korçës i përfshirë nga dëbora dhe temperaturat e ulta

Në vendet malore dhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës trashësia e dëborës arrin mbi 25 cm, ndërsa brenda në qytet trashësia është 5 centimetra.
Zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Nacionale thonë se akset rrugore Kapshticë-Korçë, Korçë-Qafëthanë dhe Korçë-Ersekë, janë të kalueshme nga automjetet.
Vështirësi ka në Qafën e Qarrit dhe në Qafën e Thanës, ku lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Në këto akse rrugore është pastruar dëbora nga borëpastrueset dhe është bërë edhe kriposja e rrugëve.
Qarkullimi ka vështirësi edhe në rrugët e fshatrave turistikë të Voskopojës e Dardhës ku automjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë, si dhe në rrugët e komunave malore të Lekasit, Vithkuqit dhe Mokrës.
Policia e qarkullimit rrugor po patrullon në rrugët nacionale me patrulla të lëvizshme dhe i kërkon drejtuesve të automjeteve të kenë me vete pajisjet dimërore. /Start/
2011-01-30 11:18