E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herman i Kristensen ne shqip

“Herman” titullohet romani i sapo ardhur në gjuhën shqipe nga shkrimatri norvegjez Lars Sabai Kristensen. Një djal i vogël, vetëm 11 vjec është prekur nga një sëmundje e padëgjuar më parë, duke i shkaktuar rënien e flokëve. Libri është një roman psikologjik ku vihet në pah mbi të gjitha protagonizmi. Hermani, një djal i këndshëm do të ndeshet me vështirësi të mëdha dhe realiteti do ta godas me vrazhdësi, edhe pse ai jeton në një jetë pothuajse sureale.

Në stendën e titujve të rinj vjen gjithashtu një libër interesant, një autobigrafi e biznesmenit të njohur Kosovar Behgjet Pacolli. Në titullin “Nga Sfida në Sfidë”, Pacolli rrëfen përpjkejet e tij në një periudhë shumë të vështirë për kombin shqiptar duke ia arrititur të behet një nga sipërmarësit më të sukseshëm, por edhe politikan. Në faqet e librit dëshmohet sakrifica e Pacollit jo vetëm për të ecur në rrugën e biznesit, por edhe lobimin për pavarësinë e Kosovës. Të pakta kanë qënë botimet këtë javë që janë prezantuar në stendën e titijve të rinj.

Një vëllim me poezi “Gërmim në Shpirt” mban firmën e Haris Vongli, ndërsa një roman i Eliona Gjergjo titullohet “Kur i lemë ëngjëjt të vdesin”. “nëna e djalit të mbunguar” mban titullin një botim nga Gazi Buxheli.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›