E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bravo Mesi, por jam me Realin”

Zidan e ka “pagëzuar” talentin argjentinas të Barcelonës me titullin e lojtarit më të mirë aktualisht, duke shtuar se ai është idhulli i tifozëve në Ligën e kampionëve. “Mendoj se çdo njeri do të thotë të njëjtat fjalë për të”, theksoi ish-kapiteni i kombëtares franceze në një intervistë për “uefa.com”.Më tej “Zizu” shtoi: “Duhet vetëm ta shikoni dhe të kënaqeni me lojën e tij te Barcelona. Gjithmonë përmirësohet, kurrë nuk e kthen topin prapa dhe ka vetëm një ide: të shkojë drejt golit. Pra, kënaquni me lojën e tij”!Por megjithëse mezi pret ta shohë në fushë 22-vjeçarin, nënkampioni i botës me Francën në vitin 2008 dëshiron që të shohë Realin e  Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në maj. “Nuk do të vija bast, por dëshiroj që Reali të jetë në finale. Shpresoj t’ia dalin, sepse finalja luhet në stadiumin e tyre”, përfundoi Zidan.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›