Shtyhet sërish seanca për Gërdecin
Në seancën e sotme, avokatët e tjerë që ishin prezent në sallë, kërkuan që seancat të zhvillohen vetëm një herë në javë dhe jo dy herë, siç është bërë deri tani.Ndërkohë, që një gjë e tillë nuk është pranuar nga trupi gjykues i kësaj çështjeje, e cila e cilësoi çështjen Gërdeci, një ndër proceset më të mëdha në historinë e gjyqësorit shqiptar, dhe si e tillë, sipas saj, duhet trajtuar dy herë në javë.Gjithashtu, edhe seanca e së hënës, në 8 shkurt, nuk u zhvillua për faktin se prokurorë, hetues dhe avokatë të kësaj çështje shkuan në Gërdec për të kërkuar elementë të rinj në vendin e ngjarjes, duke ekzaminuar dhe administruar si provë materiale saldatriçen me të cilën ishte salduar karroca që solli shkëndijat e para dhe zjarrin në fabrikë. Në procesin "Gërdeci" janë të akuzuar 29 të pandehur, drejtues të firmës që merrej me domontimin e armatimeve, drejtues të ministrisë së Mbrojtjes si dhe ish-ushtarakë të lartë. Ata akuzohen për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008, ku si pasojë e një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armatimeve në Gërdec.