E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet makina e shefit të policisë, ikin piromanët

Ngjarja ndodhi në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm në Vlorë dhe sipas të dhënave, automjeti i përket shefit të policisë bashkiake të Vlorës, shtetasit Ardian Veliu, 39-vjeç, lindur në Vergo dhe banues në Vlorë.

Policia lokale sqaroi se dy persona i kanë vënë flakën qëllimisht automjetit, dhe duke përfituar nga errësira, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila është vënë në ndjekje të të dy autorëve të cilët duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen. 

Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor i cili ka kryer veprimet e para. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Start/

                                                                                             2011-10-03 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›