Qeveria maqedonase vendime të dëmshme për arsimin shqip
“Gjuha shqipe në institucionet shtetërore dhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe në gjitha instancat e shkollimit në Maqedoni të gjejë hapësirë më të madhe sesa para tetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, është obligim ligjor i fituar me gjak, e jo që na i fali dikush, e kur të donë ta ndalon”, thuhet në reagimin e LASH-it, njofton agjencia INA.
Kreu i këtij institucioni Etem Xheladini theksoi se vendimit i fundit qeveritarë për evidencën pedagogjike në gjuhën maqedonase dhe shqipe është jo i pranueshëm për shqiptarët, është vendim diskriminues racist e shovenist.
“Kjo vërteton se shqiptarët tani duhet shfrytëzuar vetëm gjuhën amtare-shqipe dhe jo edhe atë maqedonase në gjitha instancat e shkollimit dhe ministrin e arsimit. Kjo shihet më qartë se qeveria dhe ministria e arsimit i kthehet viteve tetëdhjeta duke aprovaur vendime nënçmuese, degraduese për evidencën pedagogjike në gjuhën maqedonase dhe shqipe edhe pse shabllonet e dëftesave janë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, ku sipas gjitha standardeve ndërkombëtare të dhënat duhet plotësuar vetëm në gjuhën shqipe. Me këto vendime kthehemi edhe mbrapa viteve para 1980 kur evidencën pedagogjike, dëftesa, libri amzës dhe gjitha dokumentacionet në institucionet e arsimit dhe institucionet tjera janë shkruar vetëm në gjuhën shqipe”, theksoi Xheladini.