E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Epoka” merr statusin e Universitetit

Kryeministri Sali Berisha, tha në mbledhjen e qeverisë se ky është i dyti në vend që merr një status të tillë për shkak të cilësisë në arsim.

“Është universiteti i dytë që zhvillon mësimet tërësisht në Anglisht. Kjo është një zgjedhje jashtëzakonisht pozitive dhe ftoj edhe universitetet publike dhe private që të ndjekin këtë shembull. Është një avantazh i jashtëzakonshëm që studentët të lexojnë me tekstet më të mira të kohës, të cilat pa diskutim janë në gjuhën angleze. Do të jetë shumë e rëndësishme që universitetet private të ndjekin këtë shembull, pasi do të ndikojë në rritjen e cilësisë. Ata që zgjedhin të kenë anglishten si gjuhë të përgjithshme në leksione, do të und të marrim arsimim më të kualifikuar”, tha Berisha.

Në bazë të ligjit, një status të tillë e merr pasi të kesh marrë të drejtën për ciklin e tretë të studimeve, ose doktoraturën. Universiteti Epoka e pat përfituar këtë të drejtë që në vitin 2009, por Ministria e Arsimit e shtiu vendimin, me pretendimin se duhet të ketë një Vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave (VKM), vendimi i cili u mor sot.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për forcimin e kontrolleve ndaj arsimit publik dhe privat.  "Arsimi ka arritur të mobilizojë fonde të mëdha nga sektori privat. Kështu që duke bërë kontrolle rigoroze, duke konsoliduar mekanizmat e kontrollit, nuk mund të ndalim dhe është e domosdoshme të aplikojmë ligjin për shkollën. Do japim tokë për ata që ndërtojnë shkollë. Jemi gjithnjë e më shumë dinamikë, por nesër do të vendosim mekanizmin që të ketë cilësi", deklaroi gjatë mbledhjes kryeminsitri Sali Berisha. 

Ai i bëri thirrje institucioneve që të shndërrohen në "non profit" në mënyrë që të ecin të sigurt drejt cilësive dhe konsolidimit të tyre. "Nuk ka asnjë problem me statusin aktual, por rikujtoj se në vendin model të arsimit privat, në SHBA, shumica dërrmuese janë non-profit. Kështu zgjidhet kundërshtia me Ministrinë e Financave, që kërkon zbatimin e rregullave nga të gjitha bizneset. Dhe kjo nuk e pengon qeverinë që ka nxitur iniciativën e lirë në këtë sektor", theksoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-08-22 11:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›