E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një shtetas për pengmarrje

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës bëri të ditur sot se 40 vjeçari Gazmir Mango u arrestua në flagrance pasi ka mbajtur peng  30 vjeçarin Gentian Lako, për shkak të një borxhi të papaguar nga ky i fundit.

Po nga komunikata zyrtare mësohet se Gazmir Mango nuk ka qenë i vetëm në këtë krim pasi policia ka identifikuar 33 vjeçarin Pëllumb Gjoka si bashkëpunëtor duke filluar procedim penal ndaj tij e duke e shpallur në kërkim policor.

Mësohet gjithashtu se të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, rreth orës 20.30 të mbrëmjes se djeshme, në rrugën “Njazi Meka” Allias, kanë mbajtur peng për rreth 3 orë Gentian Lakon duke e dhunuar  fizikisht për shkak të një borxhi të pa paguar./Start/

                                                                                             2012-08-22 13:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›