E Diel, 1 Nëntor 2026

Sapo u lirua nga burgu, arrestohet për disa vjedhje

Prangat iu vunë shtetasit shtetasit Ixhah Daullja, 37-vjeç,  banues në fshatin Shegajt, Komuna Poshnje-Berat, i sapo liruar nga burgu i Peqinit.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga hetimet rezultoi se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve  të ndryshme, të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në fshatrat e Peqinit. Është kapur në flagrancë duke vjedhur ne fshatin Karinë-Peqin, në një magazinë disa materiale hekuri.

Po kështu është bërë zbulimi i disa vjedhjeve të tjera  të kryera nga ky shtetas, si vjedhje banese nga ku ka marrë një sasi parash si dhe bizhuteri, vjedhje magazine, vjedhjen e një dyqani ushqimor (mallra ushqimore, karta telefoni), etj. Po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale. /Start/

                                                                                             2012-08-22 16:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›