E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten përfitimet nga skema e rimbursimit të barnave

Në një prononcim për mediet, drejtoresha e ISKSH-së, znj. Elvana Hana u shpreh se është dyfishuar numri i pacientëve që marrin barna me rimbursim.

“Nga të dhënat tona vihet re rritje e ndjeshmërisë ndaj skemës së sigurimeve shëndetësore, rritje të përfituesve, në shumë raste kemi dyfishim te pacienteve te trajtuar me barna me rimbursim. Arsye te tjera për shtimin e përfitimeve lidhen me ndryshimet e semundeshmerisë kronike (rritjes se saj ne skeme me përfitues të rinj); ndryshimet e terapive me barna alternative me të shtrenjta (pasi pacientet trajtohen me vite tashme) si dhe një fenomen gjithnjë në rritje është ai i shtimit në skemë të emigrantëve të kthyer tashmë ne vend. Ata kërkojnë menjëherë të përfshihen ne skeme pasi kane një ndjeshmëri më të lartë falë eksperiencave në vendet perëndimore ku  kanë jetuar”, theksoi ajo.

Përfitimet nga rimbursimi i barnave janë rritur nga 3.5 miliardë lek në 2007, në 6.9 miliardë lekë për 2011, ndërsa për këtë vit parashikohet të arrijë në 8 miliardë lekë të reja. Lista e barnave për periudhën 2007-2012 është zgjeruar me 114 barna të reja si dhe forme doza te barnave të listës. Aktualisht  LBR 2012  ka 413 barna (233 principe aktive) duke mbuluar rreth 95% të sëmundshmërisë kronike të shërbimit parësor. /Start/

                                                                                             2012-08-22 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›