E Shtunë, 31 Tetor 2026

“G-20": Obama takohet me liderët e BE-së

Në axhendën zyrtare e Obamës, përfshihen takimet në mbrëmje me krerët e shteteve dhe qeverive evropiane të “G-20”-ës, mes të cilëve edhe takimi i veçantë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në kuadër të samitit të “G-20”-ës në Los Kabos, Meksikë, Presidenti amerikan dhe homologu i tij  rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim nga ku bënë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës dhe gjakderdhjes në Siri.

"Për të mundësuar dhënien fund të gjakderdhjes në Siri, bëjmë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës", u shprehën ata.

Vladimir Putin deklaroi se kishte arritur në pika të përbashkëta me homologun e tij amerikan, lidhur me zgjidhjen e krizës siriane, por ai tha se diskutimet mbi këtë çështje do të vazhdojnë.

Ky është një lëshim i voglë nga ana e Rusisë, e cila e ka shprehur hapur mbështetjen e Moskës ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, mbështetje e cila ka lëknudur më tepër marrëdhëniet ruso-amerikane.

Megjithatë, ty dy liderët dolën me një deklaratë të përbashkët dhe “të bashkuar në idenë që populli sirian duhet ta zgjedhë vetë të ardhmen e vet në mënyrë të pavarur dhe demokratike”.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-18 22:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›