Miratohet pr/ligji për arsimin parauniversitar

Kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj, vlerësoi punën e bërë për të ndryshuar, siç tha ajo 40 nene të rëndësishme të p/ligjit dhe që shkaktuan debate të forta gjatë diskutimeve.
Në seancën e fundit të diskutimeve u miratuan ndryshimet e propozuara nga Ministria e Arsimit në nenin mbi laicitetin e arsimit parauniversitar. Zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, sqaroi se ky ndryshim ligjor i jep të drejtën për hapjen e shkollave ku do të studiohet lënda fetare vetëm pesë bashkësive fetare që njihen me ligj. P/ligji për arsimin parauniversitar pritet të miratohet në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë. /Start/
2012-06-18 17:22