Samiti i G20-ës, liderët botërorë të alarmuar nga kriza në Eurozonë

Ata shprehën nervozizmin mbi atë që një zyrtar e quajti “rreziku më i madh për ekonominë botërore”. Por, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se “sfidat nuk janë vetëm evropiane, ata janë globale”.
Fitorja e një partie pro memorandumit me ndërkombëtarët në Greqi nuk u dha shtytjen e pritur bursave ndërkombëtare.
Lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, fitoi ngushtësisht zgjedhjet dhe aktualisht po mban bisedime urgjente për krijimin e një koalicioni qeverisës. Ai po ashtu ka bërë me dije se do të kërkojë ndryshime në kushtet e vëna nga ndërkombëtarët për dorëzaninë.
Korrespondenti i “BBC”-së, Andrew Walker, thotë se në një kohë që Evropë është në rrezik shumë të madh, ka problem gjithandej në ekonomitë më të mëdha të botës, duke filluar që me Kinën dhe SHBA-të.
Ngadalësimi i ekonomisë indianë është kokëçarje më vete.
Raportet thonë se liderët e G20-ës pritët që të martën të dalin me një deklaratë ku të bëhet thirrje për një plan global të koordinuar për krijimin e vendeve të lira të punës dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Në një zhvillim të ndarë, Kina është zotuar se do t’i japë 43 miliardë dollar Fondit Monetar Ndërkombëtar në mënyrë që të rrisë fondin për luftimin e krizës.
Kjo lëvizje vjen në një kohë që vendet e Brics (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut) kanë rritur shumat e premtuara për FMN-në.
/Start/F. Prroni/
2012-06-19 09:07