Berisha takon Manajn: Të thellohet bashkëpunimi ekonomik
Përfaqësuesit e lartë të LDK-së e falënderuan Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe i shprehën urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ata i përcollën kryeministrit Berisha urimet e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Më tej, ata u shprehën se kjo fitore e Kryeministrit Berisha dhe e Partisë Demokratike është një garanci për ecjen e mëtejshme të Shqipërisë drejt zhvillimit dhe integrimit Evropian, si dhe për rolin e kontributin e Shqipërisë në paqen dhe stabilitetin në rajon.
Kryeministri Berisha falënderoi përfaqësuesit e lartë të LDK-së për urimet, si dhe i përcolli përshëndetjet e tij për Presidentin Sejdiu. Kryeministri u shpreh se këto zgjedhje parlamentare kanë pasur disa dimensione pozitive. “Kështu shqiptarët janë më të lirë se kurrë, zgjedhjet u zhvilluan me infrastrukturën zgjedhore më moderne të kohës, si dhe ky proces ka vlerë sepse do t’i japë vazhdimësi projektit të ndryshimit të Shqipërisë”, tha Berisha.
Gjatë bisedës u diskutua për bashkëpunimin e frytshëm që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme, si dhe për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Kryeministri Berisha u shpreh se lidhur me bashkëpunimin ekonomik qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet ta shohin si shumë të rëndësishëm qëndrimin në vlera të aseteve të fjetura dhe të pasurive mjaft të mëdha natyrore dhe njerëzore që kanë të dyja vendet.