E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, Gjeneral Spahiu: Zbatuam vendimet

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me procesin e transportimit dhe demontimit të armëve të vjetra në fshatin Gërdec.

 Ai sqaroi para trupit gjykues pozicionin e tij për transportin dhe ruajtjen e armëve që shkonin për demontim. “Por meqenëse akuza edhe për probleme të mirëfillta teknike më ka gjetur mua fajtor si ish-komandant i Forcës së Bashkuar, u detyrova të lexoj, të konsultohem me specialistë të municioneve e juristë, dhe të provoj që përsëri akuza nuk ka të drejtë. Për transportin e municioneve, KFB, mbështetej nga Komanda e Mbështetjes (KM). MEICO, për të ruajtur ritmin e furnizimit të biznesit në Gërdec, duhet të koordinonte me atë që ja çonte municionet, pra me KM. Megjithëse nga hetimi gjyqësor kam mësuar që KM, është vënë para përgjegjësisë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm për mos furnizimin me sasinë e duhur me municion te MEICO-s”, theksoi ai. Gjeneral Spahiu shton se Forcat e Armatosura, kishin tepër në depot e tyre, ne vitin 2001, gjithsej 110 000 ton municione, aq sa figurojnë të hequra nga përdorimi në  VKM Nr. 617, datë 04.12.2002. Pra Qeveria me akt ligjor, ja kishte hequr nga përdorimi municionet FA”, u shpreh.

Ish-zyrtari i lartë i ushtrisë tha gjithashtu se edhe pas ngjarjes së Gërdecit, Ministria e Mbrojtjes ka vazhduar te zbatojë VKM Nr. 617, datë 04.12.2002, pika “Municione të ndryshme” autorizohen për heqje nga përdorimi 110 000 ton municione. “Ky vendim qeverie është në fuqi, por akuza e injoron atë, se ndryshe nuk plotësonte dot me argumente akuzën për ne. Misioni ligjor i Forcës së Bashkuar nuk me jepte te drejtën që për municionet qe ishin hequr nga armatimi dhe përdorimi dhe që menaxhoheshin nga Ministria e Mbrojtjes, te kisha akses në vendimmarrje e kontrata për shitje për çmontim dhe çmilitarizim”, shtoi ai. MEICO-vijoi Spahiu- prej 20 vjetësh ka marrë municione në mënyrë permanente nga Forcat e Armatosura.

                                                                                             2012-01-30 11:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›