“Gërdeci”, Tahiri: Autorët drejt lirisë, Berisha fajtor

Fajtor i vërtetë sipas tij, është kryeministri Berisha, që për deputetin e opozitës, vazhdon të fshihet pas karriges së kryeministrit duke iu shmangur drejtësisë dhe ligjit.
“Ende sot, fajtorët janë të lirë, të fshehur nga drejtësia në sqetullën e Saliut, njeriut që mban peshën kryesore të përgjegjësisë për masakrën shtetërore të 21 janarit. Në Gërdec ishte ushtria, në 21 janar ishte garda, sepse mendja kriminale e kryeministrit, gjen mbrojtje vetëm pas armëve, të cilat është gati t’i përdorë dhe ndaj popullit të tij vetëm për të ruajtur karrigen e tij”, tha Tahiri.
Ai shtoi se fabrika në Gërdec lindi për shkak të korrupsionit të kryeministrit, familjarëve dhe ministrave të tij. Për këtë arsye, Tahiri u shpreh se “sot është momenti për t’i bërë thirrje Saliut të dorëzohet, ai vetë dhe bashkë me të, të gjithë ata që fshihen pas tij”.
“Por, sot shqiptarët thërrasin fort në një zë: Sali Berisha, dorëzo familjarët dhe qeveritarët që vodhën e vranë. Dorëzo Fatmir Mediun, Lulëzim Bashën, dorëzo ekzekutorët në gardë, dorëzo sekserët dhe të gjithë ata që të kanë kapur peng ty e nëpërmjet teje, Shqipërinë e shqiptarët”, shtoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-02-08 14:53