E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, Unioni i Emigrantëve: Të largohet konsulli Ikonomus

Unioni i Emigrantëve shprehen se kanë ndjekur me keqardhje deklaratën e konsullit grek, për helenizimin e Korçës.

“Me indinjatë dënojmë gjestin e këtij konsulli që në momentin më të vështirë që po kalon vendi, ka gjetur rastin me te përshtatshëm nacionalist duke treguar edhe njëherë qëllimet nacionaliste dhe antishqiptare. Një veprim i tej dënuar nga i gjithë Unioni Kombëtar i Emigracionit Shqiptar kudondodhur. Duke parë qëndrimin e këtij diplomati ne kërkojmë nga qeveria shqiptare, dhe nga Presidenti largimin e menjëhershme të këtij personi si një rrezikshmëri përçarës ndërmjet dy popujve tanë miq”, thuhet në reagim.

 Emigrantët, teksa deklarojnë se janë kontribuues në ekonomikë greke, ndjejnë keqardhje për këtë reagim aspak miqësor të konsullit. /Shpëtim zinxhiria/Athinë/

                                                                                             2011-02-08 15:56
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›