E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët rrëmbejnë tankerin italian në Oqeani Indian

Piratët gjatë sulmit qëlluan në tankerin “Savina Caylyn”, 500 milje nga brigjet e Indisë dhe 800 milje nga Somalia.

Zëdhënësi i Marinës Italiane theksoi se asnjë anëtar i ekuipazhit të përbërë nga 15 indianë dhe 5 italianë nuk është plagosur.

Forcat e Marinës së Evropës thanë se sulmi zuri vend në lindje të ishullit të Jemenit, Socotra.

Reutersi raportoi se anija kishte naftë të përpunuar, e cila destinacion përfundimtar kishte Malajzinë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-08 11:50
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›