E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosen shtatë anëtarët e një familjeje në Gramsh

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jaranishtë, kur një automjet ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime të mëdha.

Shërbimet policore shkuan menjëherë në vendngjarje, ku konstatuan se mjeti tip fuoristradë drejtohej nga shtetasi Engjëllush Peci, 25-vjeç, ndërsa në automjet ndodheshin edhe Q.Peci, 50-vjeç, K.Komini, 48-vjeç,  D.komini, 45-vjeç, P.Komini, 42-vjeç, M.Komini, 30-vjeçe, si dhe E.K, 15-vjeç, që të gjithë banues në fshatin Kabash, Komuna Porocan-Gramsh.

Të dëmtuarit u dërguan urgjentisht në spitalin kirurgjik Elbasan, ku aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Te dëmtuarit udhëtonin nga Zavalina për në fshatin Kabash, Komuna Porocan-Gramsh. Po punohet për të përcaktuar saktë shkaqet e ndodhjes së aksidentit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 08:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›