E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dështim rutinë i seancës

 Seanca e fundit për këtë vit, ishte njësoj si seancat e tjera, e shoqëruar me dështimin e radhës.

Këtë të hënë u mblodhën gjyqtarët, por disa avokatëve nuk u deshi ënda të vinin, e kështu seanca dështoi për të vijuar vitin e ardhshëm. Aktualisht, procesi vazhdon me pretendimet e palës mbrojtëse, pas dhënies së pretencës nga prokuroria pa kohë me parë.

Në pretencën e tyre, prokurorët e çështjes, kërkuan dënimin maksimal, me burg për jetë për ish-drejtorin e kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, biznesmenin Mihal Deliorgji dhe administratorin të ish- fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli, ndërsa, kërkuan dënime që variojnë nga 3 deri ne 23 vjet burg për të pandehurit e tjerë. Çështja Gërdeci, numëron  29 të pandehur në pjesën më të madhe, ish -funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. /Start/

                                                                                             2011-12-26 17:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›