E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, sekuestrohet 10 kg drogë, pranga 26-vjeçarit

Operacioni përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e shtetasit Ervis Ligori, 26-vjeç, banues në Lagjen 10 të qytetit, ndërsa u shpall në kërkim Stavri Pojani. 23-vjeç, banues në Lagjen 12.

Seksioni Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, prej kohesh dispononte informacion se shtetasit e sipërpërmendur merreshin me shpërndarje të bimëve narkotike  dhe se posedonin një sasi lënde narkotike të llojit “Marjuanë” me qëllim shitjen e saj në qytetin e Korçës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e banesës se shtetasit Ervis Ligori u gjend dhe sekuestrua një sasi prej 10 kg e 687.6 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve në bashkëpunim”. Po punohet për kapjen edhe të bashkëpunëtorit të dytë. /Start/

                                                                                             2011-12-27 08:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›