E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonasit: Vendimi për "Kombësinë" në Strasburg

Komuna e Liqenasit në Pogradec shpërndau një letër për mediat, letër e cila i bëhet me dije edhe krerëve të shtetit si dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.

Në deklaratë thuhet se me këtë vendim preket minoriteti maqedonas që jeton në Shqipëri, kryesisht në Pustec. “Nuk prisnim qe institucioni më i lartë i Drejtësisë në vend, që mbron Kushtetutën, të sjellë vendime antikushtetuese dhe që janë si në dëme të minoritetit Maqedonas dhe të minoriteteve të tjera që jetojnë në Shqipëri, por edhe në dëme të vetë shtetit shqiptar, i cili është anëtar i NATO-s dhe kërkon të anëtarësohet ne Bashkimin evropiane”, thuhet në reagim.

Një vendim i tillë-vijon deklarata- nuk është në frymën e Bashkimit Evropian dhe e kthen Shqipërinë në shtet që shkel të drejtat e minoriteteve.

“Si ka mundësi që në kohen e komunizmit të lejohej kombësia në letërnjoftimet dhe në regjistrat e gjendjes civile, kurse sot, në kohen e demokracisë na qenka antikushtetues termi “kombësi”? Neve si Maqedonas na mohohet një e drejtë nga Gjykata Kushtetuese, një e drejtë që nuk na është mohuar në kohën e diktaturës.  Kombësia për neve është e shenjtë, ne jemi Maqedonas, jemi krenar për prejardhjen tonë, jemi qytetar luajal të këtij shteti, taksapagues të rregullt, por s’do te lejojmë mohimin e të drejtave tona si Maqedonas”, thuhet më tej. Kjo pakicë kombëtare shprehet se do të ndërmarrë të gjitha nismat ligjore për të mundësuar kthimin e “kombësisë” në regjistrat e gjendjes civile si dhe do të dërgojnë çështjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Kërkojmë nga ana e shtetit shqiptar të korrigjojë këto gabime dhe të kthehet kombësinë në regjistrat e gjendjes civile si dhe të njohë zyrtarisht edhe Maqedonasit e tjerë që jetojnë në Shqipëri si ne Gollobordë të Dibrës, Gore të Kukësit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjithashtu u drejtohemi përfaqësuesit ndërkombëtar në Tiranë të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve qe ka shteti jone me respektimin e te drejtave themelore te minoriteve si dhe ne përmbushje të të gjitha standardeve evropiane si standarde të ruajtjes dhe zhvillimit të të drejtave dhe lirive qe u përkasin minoriteteve”, përfundon reagimi.

Letra është nënshkruar nga:

Edmond Themelko, Kryetar i Komunes Liqenas (Pustec)
Llazo Stojani,            Kryetar i keshillit te Komunes
Cvetko BACEVSKI, Kryetar i kryesisë së fshatit Liqenas (Pustec)
Jani STAVRE,          Kryetar i kryesisë së fshatit  Kallamas(Tuminec)
Aleksander TERPO, Kryetar i kryesisë së fshatit Goricë e Madhe (Gorna Gorica)
Todor ARGJIRI,          Kryetar i kryesisë së fshatit Zaroshke  (Zrnosko)
Stiljan STOJANI,     Kryetar i kryesisë së fshatit Lajthize  (Leska)
Jani QISKA,            Kryetar i kryesisë së  fshatit Cerje
Todor ANDREA,   Kryetar i kryesisv së fshatit Djellas  (Shulin)
Spase SERBIN,     Kryetar i kryesis së fshatit Gollomboc  (Gllobocani)
Sterjo Mitre,     Kryetar i kryesisë se fshatit Goricë e Vogël  (Dolna Gorica)

/Start/

                                                                                             2011-12-27 09:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›