“Gjuetia” me eksploziv ndaj shtyllave të tensionit të lartë
Ngjarja ndodhi të dielën e datës 1 janar, në fshatin Kallmet të Lezhës, ku u dëmtuan rëndë dy shtylla. Atë ditë, shpërtheu vetëm gjysma e tritolit të vënë, ndërsa u dëmtuan rëndë dy shtylla.
Edhe në këtë rast, gjurmët ndaj autorëve thuajse nuk ekzistojnë, çka do të thotë se “operacione” të tilla ndaj shtyllave të tensionit të lartë janë të mirëorganizuara. Nëse dy shtyllat do të rrëzoheshin plotësisht, atëherë rreth 75% e vendit do të mbetej pa energji elektrike.
Pas hetimeve, ekspertët kanë gjetur vetëm një cigare në vendin e ngjarjes, çka mund të sjellë edhe identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve. Drejtori i policisë në Lezhë, Muharrem Furriku ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë.
Sulmet ndaj shtyllave të tensionit të lartë
Gjatë vitit 2011, sulmet me lëndë plasëse kanë qenë të shpejta ndaj shtyllave të tensionit të lartë, ndërsa autorët në të shumtën e rasteve nuk janë gjetur.
Më 25 mars 2011 një shtyllë e tensionit të lartë e linjës 220 kilovolt Koman-Elbasan u hodh në erë me tritol. Ngjarja u shënua në fshatin Borizanë të Krujës, ku shtylla furnizonte me energji edhe fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Një tjetër shpërthim po në këtë zonë u regjistrua më 8 qershor. Shtylla me numër 14, u shemb pas shpërthimeve të fuqishme për disa herë. Edhe në këtë rast, policia vetëm pati dyshime mbi autorët dhe motivet dhe ende nuk janë zbuluar arsyet.
Një tjetër shpërthim u regjistruar në dhjetor, ku OST-ja bëri me dije rrëzimin e një shtylle të tensionit të lartë në linjën Vau i Dejës-Shkodër. Rrëzimi kishte ardhur pasi i ishin vjedhur materialet, të cilat shiten për skrap. Këto janë vetëm disa raste sporadike, teksa qindra e mijëra metra tel të transmetimit të energjisë janë vjedhur dhe vazhdojnë të vidhen. /S.Ll/Start/
2012-01-04 09:49