E Diel, 1 Nëntor 2026

“Greqia ndodhet përpara viteve të vështira”

Ai akuzoi edhe një herë opozitarët e PASOK-ut për përhapje populizmi, pasi sipas tij, nuk kanë një politikë ekonomike. Karamanlis theksoi mbrëmë se zgjedhjet e parakohshme më 4 tetor i shpalli duke u nisur nga interesi kombëtar, dhe tregoi se "në kohëra të vështira duhet që të mbizotërojë përcaktimi për hapa të vështirë".
     
''Kriza globale ekonomike i ka goditur të gjitha vendet, por Greqia sot është në një pozicion më të mirë nga shumë vende të tjera'', shtoi kryeministri grek duke theksuar me këtë se qeveria e tij ka kryer punën e vet.
     
Ndërkohë, lideri i PASOK-ut, Jorgos Papandreu deklaroi se pret fitoren e partisë së tij, sepse siç theksoi ''vetëm ajo mund ta ndërpresë dobësimin e ekonomisë kombëtare''.
     
Sipas sondazheve të fundit, PASOK-un e përkrahin pesë deri gjashtë për qind e popullsisë më shumë se ''Demokracinë e Re''.    

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›