Nju Jorku përkujton nesër 11 Shtatorin
Tetë vjet pas sulmeve terroriste kundër ''Ëorld Trade Center'' (WTC), emrat e 2 752 viktimave do të përmenden një nga një gjatë ceremonisë së organizuar që prej tetë vjetësh në vendin ku ngriheshin gradaçelat prej 170 katesh.
Sërish do të mbahen disa minuta heshtje rreth orës kur avioni i parë u përplas me kullën e parë, dhe më pas kur avioni i dytë goditi të dytën dhe menjëherë për të shënuar shembjen e së parës dhe më pas të gradaçelës së dytë.
Megjithatë, më shumë se sa ceremonitë rituale pothuajse të pandryshueshme, ekziston problemi i rindërtimit të pambarueshëm të gradaçelave që qëndron në qendër të të gjithë polemikave dhe kriza që prej 2008-s nuk ka ndihmuar në përshpejtimin ritmit.
''Çdo vit është më e qartë se njujorkezët janë shumë e më shumë të nervozuar nga dështimi i autoriteteve për rindërtimin Ground Zero", deklaroi Barry LePater, avokat specialist në ndërtimin e pasurive të patundshme.
Rregullisht, autoritetet e qytetit kanë premtuar rindërtimin e "Ground Zero" sipas një projekti, versioni i të cilit më ambiciozi përfshin pesë gradaçela, një memorial dhe një terminal hekurudhor.