E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Helsinki”: Policia të parandalojë krimet e rënda

Duke marrë shkasë edhe nga vrasja e dy femrave në Tiranë, KShH-ja thekson se këto të dhëna flasin flasin për një numër të lartë të veprave penale kundër jetës dhe pronës së shtetasve.

Pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë e po bëhen për zbulimin e krimeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, KShH konstaton se masat për parandalimin e veprave penale të mësipërme nuk kanë qenë në nivelin e duhur. KShH sjell në vëmendje të organeve përkatëse se për parandalimin e krimeve, është i nevojshëm bashkëpunimi më i mirë midis tyre, ndërsa nga organet e specializuara kërkohet zbulim, hetim dhe gjykim i shpejtë.

“Zvarritja në këtë drejtim ndikon negativisht në besimin e qytetarëve ndaj organeve të policisë dhe atyre të drejtësisë në përgjithësi si dhe krijon një situatë paisgurie për jetën, shëndetin dhe pasurinë e shtetasve. Shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe tu ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen”, thekson deklarata. /Start/

                                                                                             2012-02-03 15:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›