Vrasja e dy femrave në Tiranë, policia mbledhje urgjente
TIRANË- Policia e Tiranës i ka lënë të hapur pistat e hetimit duke përjashtuar atë të grabitjes dhe hakmarrjes.
Eleni Basho nënë e dy fëmijëve me profesion farmaciste prej disa kohësh kishte hapur një laborator dentar në zonën e Parkut të Autobusëve. Bashkëshorti i viktimës prej rreth një muaj ishte shkëputur nga bashkëpronësia e një firme produktesh dentare.
Detaje të reja vijnë nga policia dhe për vrasjen e 25-vjecares nga Fieri, Megi Jokici tek zona e Komunës së Parisit.
Kamerat e sigurisë së qendrës Kristal dhe bizneseve rrotull kanë filmuar të plotë skenën e ngjarjes duke dhënë informacione të vyera për hetuesit. Ndërkaq burime konfidenciale të policisë bëjnë me dije se po hetohet në pistën e hakmarrjes për shkak të të kaluarës së 28-vjecarit, Aleksandër Gocaj, i cili ka qenë dhe shënjestra e atentatorëve.
Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije. Sipas policisë, Gocaj njihej për lidhjet e ngushta me Halit Dedjan Ish-efektivi i policisë nga Burreli, i cili u ekzekutua në nëntor të vitit 2010, në Tiranë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)