E Diel, 1 Nëntor 2026

“S’ka burrë që tradhton gruan time” rikthehet në Metropol

TIRANË- Teatri i Metropolit rikthen për pubikun, këtë fundjavë, komedinë “S’ka burrë që tradhton gruan time” të regjisorit Milto Kutali.
Guri Koço, Armela Demaj, Florian Agalliu janë tre personazhet që do të sjellin veprën e autorëve Samuel Bobrick dhe Ron Clark në datat 3, 4 dhe 5, ora 19:00 në sallën “Shekspir” të TM-së.

Subjekti i komedisë ka në qëndër një grua dhe të dashurin e saj dentist të cilët kanë thurrur intrigën për të mbytur në vaskë bashkëshorti e saj. Gjithçka funksionon perfekt dhe ai vjen, madje edhe i ndihmon ata sepse nuk beson se plani për eleminimin e tij do të funksionojë.

Pol zbulon se e shoqja është tradhëtuar nga dashnori i saj dhe i mbush mëndjen gruas që të mos vrasë veten, por të vrasin të dashurin e saj. Pol do hakemarrje pasi për të ajo që nuk falet është: “S'ka burrë që tradhëton gruan time”. Arlena pasi i ka lënë të dy, Pol dhe Michell thurrin intrigën dhe përgatisin trekëmbëshin për gruan që i ka tradhëtuar. Litari këputet në momentin final.

Situatat nga më komike të shfaqjes pasojnë njëra tjetër duke e përfshirë publikun në një realitet tjetër për më shumë se 1 orë e 30 minuta në Teatrin e Metropolit, në një shfaqje me skenografi të Kastriot Rroshit. Komedia ka patur premierën në dhjetor të vitit që shkoi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›