“Henri më do te Barça”
“Kam marrëdhënie të mira me Henrinë dhe e di se ai do të donte të më shihte aty. Di gjithashtu se njerëzit duan të qëndroj te Bajerni. Megjithatë, çfarëdolloj vendimi që të marr, ka për të qenë shumë e vështirë. Dua të fitoj tituj, nuk jam më në fillim të karrierës”, deklaroi anësori francez i Bajernit të Mynihut.Ai shtoi se ekipi bavarez është një nga më të mëdhenjtë në botë, megjithatë sipas tij, nuk është aq i fortë sa Barcelona, Reali, Mançester Junajtid apo Çelsi. Në garë për të siguruar shërbimet e Riberisë, në rast të një largimi të mundshëm nga bavarezët, përveç Barcelonës, janë edhe Reali i Madridit dhe Çelsi.