Ançeloti “ndez” sfidën: Do ta mposht Mourinjon!
Numri një i pankinës blu deklaroi se ekipi që ai drejton do të dalë triumfues në përballjen me ziklatrit, e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Deklarata e Ançelotit vjen si kundërpërgjigje ndaj portugezit, i cili më parë ishte shprehur se ishte i sigurt që Interi do ta mposhtë Çelsin.“Interi nuk mund të gjente kundërshtar më të vështirë. Nuk do të jetë një betejë Ançeloti-Mourinjo, megjithatë ka për të qenë një ndeshje e vështirë për ta. Jo se për ne ky ishte një kundërshtar i lehtë, por ne kemi gjithçka dhe mund të fitojmë në shumë mënyra”, u shpreh trajneri italian i Bluve të Londrës.