“Kalçokaos”, Moxhi: Të hetohen gazetarët!
Luçiano Moxhi ka folur në seancën e adhës për çështjen e shumëpërfolur të trukimeve të ndeshjeve në kampionatin italian. “Nëse kjo është e vërtetë, atëherë gazetarët kanë qenë pjesë e marrëveshjeve, pra duhet të merren në hetim”, tha Moxhi.
Akuzat e ish-drejtuesit bardhezi vijnë pas dëshmive të Manfredi Martinos, i cili deklaroi para disa ditësh se përgjegjësi i shortit, Paireto, me shenja të fshehta, kushtëzonte përzgjedhjen e goglave me emrat e gjyqtarëve nga ana e gazetarit. Veçanërisht, akuza bëhet për ndeshjen e sezonit 2004-2005, midis Juventusit dhe Milanit.
“Nuk e di nëse kjo është e vërtetë – shtoi Moxhi – por nëse është, atëhrë të gjithë gazetarët sportivë që kanë marrë pjesë në shortet e ndryshme, duhet të hetohen”.