E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dërgohet me urgjencë në spital studenti grevist

Njëri prej studentëve grevistë, është dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm. Studenti u dërguar në gjendje të fikti në spital.

Ndërkohë, pas protestave të studentëve të degës së Agrobiznesit, dekani i këtij fakulteti ka denoncuar në polici studentët.

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Kamëz

Tiranë (08:50) – Greva e studentëve të Universitetit Bujqësor në Kamëz është përshkallëzuar sot, më shumë se një javë që kurse kanë nisur protestën. Mbi 300 studentë kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit të tyre, duke kërkuar realizimin e kërkesave që kanë parashtruar. Studentët e degës së Agrobiznesit kanë bojkotuar mësimin e tyre, duke iu bashkëngjitur protestës së studentëve të tjerë.

Studentët, 15 prej të cilëve në grevë urie kërkojnë që të gjithë të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë të sistemit të Bolonjsë.  Sipas informacioneve më të fundit, gjendja e studentëve grevistë është përkeqësuar ndjeshëm në ditën e tetë të protestës më të rëndë, atë të lënies së ushqimit. Ata kanë deklaruar se deri më tani, ende nuk kanë asnjë përgjigje nga dekanati. 

Nga ana tjetër, dekanati është kundër kësaj kërkese, duke vënë kriter mesataren e arritur nga studentët.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›