E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Koreja e Veriut disponon armë bakteriologjike”

“Shteti komunist ka një prej rezervave më të mëdha të armëve kimike dhe biologjike në botë”, Ministria koreanojugore e Mbrojtjes përmes një raporti paraqitur parlamentit.

Kolera, ethja e verdhë, tifoja ose dizanteria mund të përdoren nga shteti koreanoverior në kuadrin e një lufte bakteriologjike, shton ministria.
     
Deklaratat sipas të cilave Koreja e Veriut zotëron, përveç programit bërthamor, një arsenal kimik dhe biologjik nuk janë të reja, por informacionet e ministrisë janë më të detajuara se zakonisht.
     
Në qershor, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) paralajmëroi se Koreja e Veriut paraqet jo vetëm një rrezik bërthamor, por ajo ka edhe një rezervë armësh kimike dhe bakteriologjike.
     
Qendra e reflektimit me bazë në Bruksel theksoi gjithashtu se këto armë mund të përshtaten në një raketë.
     
Sipas ICG-së, arsenali i Koresë së Veriut përfshin edhe gaz nervoparalizues, COCL2, kombinim i klorit dhe i oksidit të karbonit, një gaz që përdoret në luftë dhe agjentë të tjerë neurotoksikë që mund të hidhen me avion, raketë ose me artileri.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›