Shqipëria ndihmon Indonezinë pas goditjes nga tërmeti
Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, Berisha shprehet se “me hidhërim të thellë mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga tërmeti i rënë së fundi në ishullin e Sumatrës. Në emër të Qeverisë shqiptare iu transmetoj Shkëlqesi ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat e shumta dhe dëmet kolosale materiale të shkaktuara si pasojë e këtij tërmeti”.
Kryeministri siguron se në këto momente qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë qeverisë dhe popullit të republikës së Indonezisë. "Dëshiroj t’iu informoj se qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të akorduar një fond simbolik asistence prej 30,000 euro, që do të vihet në dispozicion nëpërmjet kanaleve zyrtare”, thuhet e në mesazhin e Kryeministrit Berisha.
Rreth 4 000 persona konsiderohen të zhdukur prej tërmetit të së mërkurës në ishullin Sumatra (në perëndim), me fuqi 7,6 ballë.