E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Traktati i Libsonës”, lajm i mirë pë Shqipërinë

Gjatë një konference për shtyp të dielën, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta tha se ky është një lajm i shkëlqyer për Bashkimin Evropian dhe një zhvillim pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Implementimi i Traktatit të Lisbonës do të sjellë një epokë të re me reformimin e thellë institucional dhe strukturor të BE-së si dhe do të hapë një perspektivë të qartë për zgjerimin e tij të mëtejshëm”, tha Meta.

Ai shtoi se “Shqipëria mirëpret hyrjen sa më shpejt të Traktatit në fuqi dhe është e bindur se përqasja e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë më konkrete dhe më e unifikuar për sa i përket aspiratës së përbashkët integruese”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›