“Luani” i buxhetit 2012 shkon për Transportet

Sipas buxhetit të miratuar sot në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, për MPPT-në shkojnë 38.5 miliardë lekë ose rreth 55.2% të totalit të investimeve publike. Në buxhetin 2012, parashikohet që 32.7% e investimeve publike për këtë ministri do të jenë investime me financim të brendshëm.
Në të njëjtën kohë, ajo zë edhe pjesën më të madhe të financimit të huaj (rreth 61.12% të totalit të financimeve të huaja) kryesisht me projekte për ndërtim rrugësh. Këto fonde, do të përdoren për ndërtimin dhe rehabilitimin e 80 km rrugë të rrjetit kombëtar; sistemimin, asfaltimin dhe riveshjen e 27 km rrugë të rrjetit kombëtar; kryerjen e aktivitetit të nevojshëm për përcaktimin 1 vjeçar dhe të plotë 5 vjeçar të Planit Kombëtar të Transportit.
Gjithashtu, ky buxhet shkon për konsolidimin e Administratës Detare (Drejtorisë së Përgjithshme Detare) me struktura të plota sipas standardit të IMO-s; përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës hekurudhore dhe realizimit të punimeve mbrojtëse të linjës hekurudhore nga rrëshqitjet në katër zona problematike; rritja në masën 30% të standardeve dhe performancës së punës së Organit Kombëtar të Incidenteve/Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve në forcimin e kapaciteteve, etj. /Start/
2011-12-05 12:58