Rama takon faktorin politikë shqiptarë në Maqedoni
“Biseduam gjerë e gjatë mbi Shqipërinë, mbi Maqedoninë, marrëdhëniet mes nesh, mes partive tona, por dhe mbi librat,” u shpreh Rama pas takimit. Rama është ndalur gjithashtu në intensifikimin e komunikimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë me të gjithë faktorin shqiptar në rajon.
“Dëshiroj të theksoj se Partia Socialiste dhe opozita shqiptare e ndjen të nevojshme rritjen e pranisë dhe të komunikimit me të gjithë faktorët shqiptarë në rajon. Kjo për të dhënë një kontribut të plotë nga Shqipëria duke shkëmbyer pikëpamje dhe dakordësi për çështjet nga më të mëdhatë deri më të voglat.” përfundoi Rama.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ahmeti, foli për mirëkuptim dhe qëndrim të përbashkët në lidhje me temat e diskutuara gjatë takimit dypalësh. "Folëm për situatën politike në Maqedoni. Njoftova z.Rama në lidhje me proceset në Maqedoni, marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, arritjet, sidomos për interpretimin autentik të ligjit në rastet e Hagës, për rregullimin e çështjeve të përdorimit të simboleve, për avancimin e gjuhës dhe programin e përbashkët që partnerët marrin për të bashkëqeverisur vendin. E përgëzova Ramën për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim për integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi të gëzuar se kjo është një marrëveshje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Ahmeti.
Gjithashtu, Rama ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Mendhur Thaçi, ku kanë diskutuar për situatën politike në të dyja vendet. /Start/
2011-12-05 15:57