E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, tre deputetë dhe një Lord shpallen fajtorë

"Në këto katër raste, ne kemi arritur në përfundimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ndjekjet penale dhe që është në interes të publikut fajësimi i personave përkatës'', deklaroi prokurori i përgjithshëm Keir Starmer. Tre deputetët janë anëtarë të partisë Laburiste në pushtet ndërsa Lordi Hanningfield është konservator.     Deputeti Elliot Morley është shpallur fajtor për rimbursimin e 18 000 euro për një kredi hipotekare që ai tashmë e kishte mbyllur.      Kolegu i tij David Chaytor është akuzuar gjithashtu për rimbursimin e 15 000 eurove për marrjen me qera të një apartamenti londinez, ndërkohë që ai ishte pronari.      Deputeti i tretë, Jim Devine ka përdorur fatura të falsifikuara për të kërkuar rimbursimin e disa mijërave funteve në pastrimin dhe blerjen e një fabrike letre.      Lordi Hanningfield, u shpall fajtor pasi kishte kërkuar rimbursime për shpenzime që nuk i takonin, theksoi Starmer.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›