“Mbreti Lorik sërish në krye”
Lorik Cana vijon paraqitjet e mira me ekipin anglez. Ai është shpallur edhe këtë javë lojtari më i mirë për skuadrën e tij në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Blekbërnit.
Ky është suksesi i dytë në tre takime më Premier Ligë për 26-vjeçarin, pasi javën e kaluar, ai u shpall si futbollisti më i mirë i “Maceve të zeza” në ndeshjen e humbur 1-3 ndaj Çelsit të Karlo Ançelotit në “Stadiumin e dritave”.
Këtë radhë, Cana mori 36.9% të votave, duke lënë pas autorin e të dy golave, Kenuein Xhons me 33.1%. Shoku i repartit të Lorik Canës, Li Katermol, fituesi i anketës së ndeshjes së parë ndaj Boltonit, mori 20.7% të votave, duke u renditur në vendin e tretë.