“Medvedev po sillet si diktator”

Gjatë një interviste për BBC-në, Luzhkov po ashtu kritikoi përgatitjet për zgjedhje parlamentare të dhjetorit, duke parashikuar manipulime.
Ish-kryetari i bashkisë së Moskës ishte një nga politikanët më me influencë në Rusi, por u shkarkua rreth një vit më parë pas një zënke me Medvedevin.Autoritetet ruse e kanë akuzuar atë dhe bashkëshorten e tij prej kohësh për korrupsion.
Luzhkov tha se zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë të lira dhe se drejtuesit lokalë do të vihen nën presion për të siguruar një rezultat të mirë për partinë qeverisëse. Ai tha se partia qeverisëse nuk do të jetë e aftë të fitojë zgjedhjet pa një manipulim masiv.
“Nuk ka konkurrencë; nuk ka alternative që ti mund të zgjedhësh”, tha Luzhkov për BBC-në.
Luzhkov thotë se , ndryshe nga Putin që mund të jetë pak më tolerant, Medvedev tregon prirje për të shtypur çdo disident, “dhe fatkeqësisht ky person do të qeverisë Rusinë vitin tjetër”./Start/F. P/
2011-11-01 09:40