E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza e re, indinjohet Dritan Prifti

"Nuk prisja asnjë rezultat  tjetër të punës së këtyre ekspertëve, prisja që ata të punonin për të mbrojtur Ilir Metën", tha Prifti.

Sipas tij, videoja ishte origjinale dhe ishte regjistruar nga ora e tij e dorës. “Videoja u bë nga ora, ishte origjinale, kjo është një provë e padiskutueshme. U njoha me vendimin e ekspertëve dhe mendoj se ata mbrojtën Ilir Metën para gjykatës. Me këtë vendim turpëruan më shumë vendin, edhe pse nuk prisja që ata të thoshin të vërtetën”, deklaroi Prifti.

Ish-ministri i Ekonomisë kërkoi që videoja të hetohet nga një vend i Bashkimit Evropian. "Kjo ekspertizë le të jetë bazë për gjykimin e Ilir Metës. Nëse dalin prova dhe fakte që në atë video ka prekje në zë dhe figurë unë jap dorëheqjen nga të gjitha detyrat dhe i nënshtrohem drejtësisë", tha ai. /Start/

                                                                                             2011-10-31 16:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›