E Diel, 1 Nëntor 2026

“Milanin ia shes vetëm atij që është më i mirë se unë”

Në këtë mënyrë, Berluskoni hedh poshtë një herë e mirë zërat mbi shitjen e mundshme të klubit. “Për një të apasionuar pas diçkaje, asnjë shifër nuk ia vlen për sakrificën. Ajo që triumfon është dashuria”, tha kryeministri italian.

Më tej ai shtoi se mund ta bëjë një sakrificë të tillë, por vetëm për atë që do të ndihmonte klubin më tepër se ai. “Megjithatë, deri tani, askush nuk është treguar i gatshëm ta bëjë këtë”, sqaroi presidenti i Milanit.

Silvio Berluskoni e kishte mohuar shitjen e klubit që në mes të muajit tetor, kur u përfol mbi interesimin e Rezart Taçit dhe të një sipërmarrësi arab për të blerë një pjesë të aksioneve të Milanit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›