“Gërdeci”, publikohet lista e 391 dëshmitarëve
Plot 391 persona do të thirren nga gjykata për të dëshmuar për një nga proceset më të bujshme në vend.
Përveç familjarëve të viktimave dhe personave që kanë punuar në punishten e ngritur në fshatin Gërdec, gjykata ka dhirrur për të rrëfyer edhe një sërë zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, mes të cilave edhe sekretarja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por përveç dëshmitarëve shqiptarë, Prokuroria ka kërkuar edhe një emër tjetër i përmendur pas tragjedisë së Gërdecit, Patrik Henry, që njihet në dosje si përfaqesuesi i shoqërisë amerikane SAÇ.
Gjithashtu në këtë listë, janë edhe katër shtetas të tjerë amerikanë që kanë punuar në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec. Në listë, janë edhe persona nga Ministria e Financave, kryetari i Bashkisë së Vorës, nga Ministra e Drejtësisë, polici dhe mjekë. Vlen të theksohet edhe një emër tjetër, i përfolur jo pak në media, ai i Rahman Selmanllarit, i lakuar në media si ndërmjetës për biznesin e demontimit të municioneve.